Izraeli ka goditur me sulme ajrore Damaskun dhe jugun e Sirisë, duke ndërhyrë në mbështetje të komunitetit druzi.
Një prej goditjeve u transmetua live, ndërsa gazetari u largua me nxitim nga studioja pas shpërthimit.
Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, paralajmëroi: “Paralajmërimet kanë përfunduar, tani vijnë goditje të dhimbshme.” Ai tha se operacionet do të vazhdojnë në zonën e Suweida-s dhe se Izraeli do të mbrojë druzët në Siri.




