Një ngjarje tragjike ka ndodhur rreth orës 11:34 në qendër të Prishtinës, në rrugën “Garibaldi”, i riu bie nga kati i 13-të i hotelit.
Të gjitha njësitë e nevojshme – Policia, hetuesit, forenzika, emergjenca dhe zjarrfikësit – janë angazhuar në hetimin e rastit.
Gazeta Sinjali ka raportuar se viktima është Rien Bytyqi, 25 vjeçar.
Nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për vetëvrasje apo ka dyshime për përfshirje të ndokujt tjetër.
Zëdhëndësja e Policisë për rajonin e Prishtinës ka njoftuar se Policia po punon për zbardhjuën e rrethanave që karakterizojnë rastin.




