Kryetari i Partsë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pasi Gjykata Speciale në Hagë refuzoi mocionin për rrëzimin e një pjese të aktakuzës ndaj ish-Presidentit Hashim Thaçi, ish-Kryetarit Kadri Veseli, ish-Kryetarit të Kuvendit Jakup Krasniqi dhe ish-deputetit Rexhep Selimit.
Krasniqi shprehet se historia nuk guxon dhe nuk mund të shkruhet në sallat e heshtura të gjykatave, sepse është shkruar në sakrificat e popullit tonë për liri.
“Gjykata Speciale refuzoi mocionin për rrëzimin e një pjese të aktakuzës ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit. Edhe ky vendim është një mundësi e humbur për drejtësi të paanshme. Liria nuk është faj. Ata janë të pafajshëm, janë çlirimtarë. E presim vendimin final për lirinë e tyre.
Dielli do të lind përsëri – për çlirimtarët, për Kosovën dhe për të vërtetën.” shkruan Krasniqi




