Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha, ka mbledhur sot drejtorët rajonalë dhe komandantët policorë, pas vdekjes së Agon Zejnullahut në Lipjan gjatë arrestimit dhe rasteve tjera që kanë ngritur shqetësime publike.
Hoxha kërkoi zbatim të rreptë të ligjit, hetim dhe parandalim të veprimtarive kriminale, ulje të krimit dhe siguri për të gjithë.
Policia është përballur me kritika për raste të rënda, përfshirë vdekjen në Lipjan, dhunën ndaj një qytetari në Klinë dhe vetëvrasjen në stacionin e Suharekës. Deri tani janë bërë disa shkarkime dhe emërime të reja në stacione të ndryshme.




