Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë një email kërcënues në adresën zyrtare të Presidencës në orët e para të 16 korrikut. Lajmi është konfirmuar nga këshilltari për media, Bekim Kupina.
Emaili, dërguar nga një person me emrin Betim Ibrahimi, përmbante gjuhë ofenduese dhe thirrje për hakmarrje, duke përfshirë edhe familjen e presidentes për “tradhti” dhe vendime politike si ndërrimi i flamurit apo përdorimi i gjuhëve zyrtare.
Rasti pritet të hetohet, ndërsa ende nuk ka reagim zyrtar nga Presidenca apo Policia




