Pasi Specialja rrëzoi mocionin e mbrojtjes ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit, reagoi edhe humanisti i njohur Kosovar, Halil Kastrati, me disa vargje prekëse kushtuar krerëve të UÇK-së.
Duke u shprehur se ju luftuat me armikun për liri, Kastrati thekson se “tani ju po përballeni me lirinë e së vërtetës.”
“Na falni, o çlirimtarë!
Na falni që sot, në kohë lirie, po qëndroni të burgosur padrejtësisht në Hagë!
Na falni që heshtja jonë po i rëndon edhe më shumë prangat tuaja!
Na falni që, ndërsa ju po mbani barrën e padrejtësisë, ne kemi rënë në një gjumë të thellë!
Ju që u përballët me armikun për lirinë tonë, sot po përballeni me padrejtësinë për lirinë e së vërtetës!
Historia do ta thotë fjalën e saj…
Por ne duhet të jemi zëri juaj!
Liri për çlirimtarët!” shkruan Kastrati




