Vetëm në dy javët e fundit, nga pika kufitare e Morinës kanë hyrë mbi 328 mijë qytetarë kosovarë dhe 98 mijë mjete. Në dalje janë regjistruar 367 mijë shtetas dhe 122 mijë automjete.
Në kufi punojnë gjashtë sportele për të shmangur pritjet, ndërsa kalimi për qytetarët e Shqipërisë e Kosovës bëhet pa kontroll.
Fluksi i pushuesve është i lartë jo vetëm në fundjavë, por edhe gjatë javës. Shumë prej tyre theksojnë se këtë vit plazhet janë më të pastra, çmimet më të arsyeshme dhe organizimi më i mirë. Megjithatë, kërkohet ende përmirësim në mikpritje dhe shërbime.




