Si çdo herë tjetër, kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari u bëri thirrje subjekteve politike që të propozojnë nga një përfaqësues për Komisionin Zgjedhor, që mundëson zgjedhjen e kryetares së Kuvendit dhe të nënkryetarëve.
Subjektet politike nuk ofruan propozim, duke sjellë kështu një tjetër dështim në procesin e konstituimit të Kuvendit.
Seanca zgjati sërish vetëm pak minuta dhe kryesuesi i seancës, Avni Dehari, i ftoi deputetët të mblidhen sërish pas 48 orësh, më 19 korrik.




