Punëtorët e sigurimit fizik në QKUK po vazhdojnë grevën, të zhgënjyer dhe në gjendje të rënduar financiare. Ata presin që nesër të realizohet premtimi për zgjidhje, por pa shumë shpresë.
Përfaqësuesit e tyre thonë se janë lodhur nga pritjet boshe. “Fjalë po japin, punë s’po kryejnë”, thotë njëri prej tyre. Kërkesa kryesore mbetet rikthimi në punë.
Ndërkohë, Ministri i Shëndetësisë është takuar me drejtorin e QKUK-së, por jo me punëtorët grevistë. Ata i kërkojnë edhe atij përgjigje të qartë për fatin e tyre




