Në disa zona të Kosovës, kryesisht në pjesën veriore të vendit, sot janë raportuar erëra të forta.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se përkundër motit me diell dhe vranësira kalimtare, nuk përjashtohet as mundësia e reshjeve të izoluara dhe rrufe në disa pjesë të territorit.
Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi të lehtë deri mesatare, nga 1 deri në 9 metra për sekondë.
IHMK apelon për kujdes të shtuar në zonat ku mund të ketë rrufe, sidomos për ata që qëndrojnë në ambiente të hapura gjatë pasdites.




