Në dyshime për përfshirje në veprën penale të spiunazhit, një operacion i ndjeshëm ka nisur të enjten në Kosovë.
Nën udhëheqjen e prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, operacioni po realizohet në bashkëpunim me Inspektoriatin Policor të Kosovës dhe Agjensinë e Kosovës për intelegjencë.
Për shkak të ndjeshmërisë së rastit nuk janë dhënë detaje të tjera.
“Operacioni është ende në zhvillim dhe për shkak të ndjeshmërisë së hetimeve, më shumë detaje do të bëhen publike pas përfundimit të operacionit. Prokurori i Shtetit do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me ligjet në fuqi”, thuhet në njoftim.




