Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë –
Prizren, gjatë punës operative në terren, në kuadër të planit operativ ‘Sezoni veror 2025’, kanë vërejtur një
veturë të dyshuar në të cilën ndodheshin dy persona të dyshuar, nga e cila njëri prej tyre i ka dhënë një
sasi substancë narkotike të dyshuarit të tretë i cili ndodhej në një veturë tjetër anash.
Pas këtyre veprimeve hetuesit policorë kanë arrestuar tre të dyshuarit nga të cilët dy të dyshuarit me
veturën e parë paraprakisht kishin tentuar të ikin nga vendi i ngjarjes, me ç’rast kanë goditur dy vetura të
parkuara ku kanë shkaktuar aksident me dëme materiale.
Lidhur me rastin, në konsultim me prokurorin kujdestar, është kryer bastisje në shtëpitë e dy të dyshuarve
meshkuj kosovarë, ku nga bastisja e realizuar dhe nga vendi i ngjarjes janë gjetur dhe janë sekuestruar
dëshmitë si në vijim:
substancë narkotike dyshohet e llojit marihuanë me peshë 2 kg e 358 gramë e ndarë në doza për
shitje dhe qese të ndryshme najloni (vlera e shitjes ilegale të kësaj substance narkotike në doza
vlerësohet rreth njëmbëdhjetë mijë (11.000) euro të holla në vlerë njëqind e pesëmbëdhjetë (115) euro;
një peshore elektronike;disa qese najloni për paketim të substancës narkotike;
- një rollne foli najloni për paketim të substancës narkotike;
- dy telefona mobilë;
- një veturë me targa vendore.
Personat e dyshuar të përfshirë në rast janë shoqëruar në stacion policor dhe janë intervistuar në
prezencë të avokateve mbrojtës dhe me aktvendim të prokurorit të shtetit dy të dyshuarit ndalohen për 48
orë , ndërsa ndaj të dyshuarit të tretë në konsultim me prokurorin kujdestar është iniciuar rasti për
posedim të substancës narkotike nga neni 269 i KPRK-së në procedurë të rregullt.




