Për të zgjedhur kryetarin dhe kryesinë e Kuvendit, sot përsëri do të mblidhen deputetët për të 48-ën herë.
Seanca konstituive sot do mbahet me fillim në orën 11:00.
Kujtojmë, zgjedhjet parlamentare janë mbajtur më nëntë (9) shkurt. Mbledhja e parë për konstituimin e Kuvendit të ri është mbajtur më pesëmbëdhjetë (15) prill. Që nga ajo datë çdo dyzetetetë (48) orë po mbahen vazhdime të seancës konstituive pa arritur ndonjë rezultat konkret.




