Një zyrtar policor i nacionalitetit serb është arrestuar sot në pikën kufitare “Dheu i Bardhë” nën dyshimet për spiunazh. Aksioni u realizua nga Prokuroria Speciale në bashkëpunim me AKI-në dhe IPK-në.
I arrestuari është Bojan Jevtiq, zëvendëskomandant në këtë pikë kufitare.
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e ka konfirmuar arrestimin, duke e cilësuar si një hap të rëndësishëm për forcimin e besimit në institucionet e sigurisë.
“Nuk mund të jap më shumë detaje për momentin, por dua ta theksoj rëndësinë e këtij aksioni. Falënderoj të gjitha institucionet e përfshira”, tha Sveçla.




