Një rast i tillë është raportuar më 15 korrik 2025 në fshatin Turjak të Komunës së Malishevës, ku një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë të vazhdueshme psikike ndaj bashkëshortes së tij.
Stacioni Policor në Malishevë, pas pranimit të informacionit, ka ndërmarrë veprimet e nevojshme, ku i dyshuari është intervistuar dhe me urdhër të Prokurorit Kujdestar është ndaluar për 48 orë në Qendrën e Mbajtjes.
Viktima ka paraqitur raporte mjekësore, ndërsa me pëlqimin e saj deklarativ, është kthyer në shtëpi për të qëndruar me fëmijët.
Rasti është iniciuar si “Dhuna në familje”, ndërsa hetimet janë në vazhdim.




