Deputëti i AAK-së, ka treguar se pse VV-ja insiston në votimin e fshehtë për krijimin e institucioneve të reja, duke vlerësuar se kjo po bëhet për shkak të Listës Serbe.
Sipas tij votat nga Lista Serbe i ka të garantuara
“Si duket VV-ja veç i ka votat e garantuara të Listës Serbe, ata po thonë që opozita po e bllokon procesin por çdo seancë kur po e lëshon sallën , po e lëshon Lista Serbe sallën edhe Nisma, këtyre vetëm ju duhet votimi i fshehtë sepse marrëveshjen e kanë”, ka thënë Brahimaj për “Front Online”.




