Dogana e Kosovës ka penguar një përpjekje për të futur në vend pajisje elektronike pa deklarim në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.
Gjatë një kontrolli të zakonshëm nga zyrtarët doganorë, janë zbuluar 15 pajisje të tipit “Indoor LED Display”, të cilat nuk ishin deklaruar sipas rregullave. Vlera e përgjithshme e këtyre pajisjeve arrin në 11,370 euro.
Sipas komunikatës së Doganës, pajisjet dyshohet se janë përpjekur të importohen pa ndjekur procedurat e kërkuara doganore, çka përbën shkelje të legjislacionit në fuqi.




