Është themeluar subjekti më i ri politik në Kosovë, “Forca e Re Kombëtare”, nën udhëheqjen e Ferid Aganit. Mbledhjet konstituive u mbajtën më 14 dhe 17 korrik, ku u miratuan strukturat udhëheqëse dhe u vendos për hartimin e dokumenteve themelore të partisë.
Partia synon të sjellë një frymë të re konservatore, të mbështetur mbi vlera si familja, tradita, morali, identiteti kombëtar dhe liria individuale.
Ky projekt politik bazohet në bashkimin e Partisë së Drejtësisë me grupin “Integriteti”, duke u zotuar për një subjekt të përgjegjshëm dhe të hapur për qytetarët.




