Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se presidentja Osmani dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, po i bëjnë përpjekjet e tyre të fundit dëshpëruese në fund të mandatit të tyre.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Hoti shkruan se Kurti po i mban institucionet të bllokuara derisa po i shmanget drejtësisë, ndërsa për Osmanin tha se po përpiqet të gjejë “viktimën e rradhës” për të mashtruar dhe për një mandat.
“Dy krerët e shtetit, kryeministri dhe presidentja, tanimë kanë hyrë në historinë politike të Kosovës si mashtrues të elektoratit dhe dëmtues të shtetit të Kosovës. Në përmbyllje të mandatit të tyre pesëvjeçar në krye të shtetit, po bëjnë përpjekjet e fundit dëshpëruese… Skena politike është pa ide, angazhim dhe guxim për të ofruar zgjidhje.”, shkruan Hoti.




