Drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj, ka kërkuar zbatimin e vendimit të Gjykatës Supreme.
Teksa shprehet se vendimi duhet të lexohet drejtë, ai thekson se nuk ka mundësi që një deputet të jetë edhe ministër/kryeministër.
“Vendimi i Gjykatës Supreme është mëse i qartë, është në papajtueshmëri me funksionin që deputeti të jetë njëkohësisht edhe minister.” shkruan ndër të tjera Miftaraj




