Presidenti Amerikan ka paditur gazetën Ëall Street Journal dhe ka kërkuar 110 miliardë dollarë si dëmshpërblim. Kjo pasi që gazeta kishte lidhur emrin e Trump në një urim të dërguar për ditëlindjen e Epstein në vitin 2003.
Padia është dorëzuar në Gjykatën Federale në Majami.
Padia pretendon se shpifjet e gazetës në fjalë kanë dëmtuar imazhin Trump, dhe i kanë shkaktuar dëme financiare.
“Sapo kemi dorëzuar një padi TË FUQISHME kundër të gjithë atyre që ishin të përfshirë në publikimin e artikullit të rremë, dashakeq, shpifës dhe TË RREMË në gazetën e pavlerë, siç është The Ëall Street Journal” – ka shkruar Trump në platformën e tij Truth Social
Trump kishte deklaruar se kishte ndarë rrugët me Epstein para se problemet ligjore të Epstein të bëheshin publike më 2006.
Jeffrey Epstein ishte i dënuar për trafikim seksual, por bëri vetëvrasje më 2019 në qelinë e burgut në Nju Jork.




