Sipas statistikave më të fundit të publikuara nga Policia, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar gjithsej 75 aksidente trafiku, prej të cilave 31 kanë rezultuar me të lënduar dhe 44 me dëme materiale. Fatmirësisht, nuk është shënuar asnjë aksident me fatalitet.
Policia apelon për kujdes të shtuar në trafik dhe respektim të rregullave rrugore për të parandaluar aksidentet dhe pasojat që ato sjellin.




