Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se pas vendimit të Gjykatës Supreme, që sipas tij vërteton se ministrat dhe kryeministri janë uzurpatorë të pushtetit, Prokuroria duhet të veprojë menjëherë. Ai e cilësoi situatën si të pashembullt dhe tragjike.
“Është e papranueshme që pas 50 ditësh një parti me 48 deputetë nuk arrin të krijojë shumicë. Kjo tregon krizë të thellë politike dhe mungesë vullneti për zgjidhje,” tha ai.
Abdixhiku akuzoi Qeverinë dhe Vetëvendosjen për uzurpim të institucioneve dhe bllokim të Kuvendit. Ai shtoi se nuk pret zgjidhje as në ditët e mbetura dhe pas 25 korrikut mund të kërkohet një interpretim i ri nga Gjykata Kushtetuese.




