Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, ka deklaruar se Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës janë në bisedime për tu bashkuar.
Ai thekson se partitë janë duke diskutuar për zgjedhjen e kryetarit të përbashkët dhe krijimin e një blloku opozitar përballë VV-së.
“PDK-LDK do të bëhen bashkë, janë duke shikuar me zgjedhë cili është kryetari. Vetëm dy blloqe do të jenë: VV dhe ata – si do t’ia vënë emrin partisë,” tha Bahtiri.




