Sot rreth orës 08:15, Policia e Kosovës është informuar për një incident të rëndë që ka ndodhur në një vend pune në Gjakovë, ku dy persona kanë pësuar lëndime serioze.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka konfirmuar për RTKlive se bëhet fjalë për dy burra të moshës madhore, të cilët janë dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Gjakovës, pas incidentit që ka ndodhur në rrugën “Bardhyl Qaushi”.
“Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, më vonë është konfirmuar se të dy personat kanë ndërruar jetë si rezultat i plagëve të rënda”, ka deklaruar Elezaj.
Ai shtoi se njësitet përkatëse të Policisë kanë intervenuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë filluar hetimet për të zbardhur në detaje shkaqet dhe rrethanat e incidentit tragjik.




