Pas incidentit tragjik të ndodhur në një vendpunim në qytetin e Gjakovës ku kanë humbur jetën dy punëtorë, dy persona janë ndaluar për 48 orë me vendim të prokurorit për shkak të veprës penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.
“Menjëherë pas marrjes së informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë Kryeprokurori, Prokurori kujdestar, njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës, si dhe Inspektorati i Punës. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupat e pajetë janë dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML). Po ashtu, me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh lidhur me këtë rast, për shkak të veprës penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Gjakovë.
Ndaj të njëjtëve do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, është bërë e ditur brenda afatit të paraparë ligjor.




