Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka thënë se nuk do ta votojnë Fatmir Limajn dhe asnjë kandidat për kryekuvendar të propozuar nga LVV, përveç atyre që i kanë propozuar si parti politike.
“Ashtu siç kemi lexuar nuk ka dakordancë, me 26 skadon afati kushtetues. Limaj duhet me patjetër t’i siguroj 61 vota. Ne s’do të votojmë, jo veç Limajn por ne i kemi dhënë disa emra dhe i kemi dhënë si alternativë qe pesë – gjashtë muaj. Jemi duke menduar që asnjë kandidat që propozohet nga LVV, mos ta votojmë”, ka thënë ajo pas dështimit për konstituim të seancës së 50-të.




