Avokati Koci ka protestuar sërish para Kuvendit, si rezultat i mungesës së konstituimit të tij.
Koci bëri një akt simbolik në shenjë proteste duke qethur flokët para Kuvendit.
“Po na rrezikohet shtetësia e Kosovës e miq e armiq tanë po binden se ne nuk jemi të aftë me majtë një shtet. Kjo nuk është më politik, po hyn në kategorinë e parapolitikës. Kërkoj që sot menjëherë të formohet Kuvendi”, u shpreh Koci.
Koci theksoi se kjo protestë nuk është veç për politikanët dhe deputetët por edhe për krejt popullin që ka rënë në gjumë.




