Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se një javë e nxehtë po parashikohet të përfshijë vendin tone.
Kjo situate vije si pasojë e masave të nxehta të ajrit të ardhura nga pjesa e Afrikës Veriore.
Këto masa ajrore, të cilat karakterizohen nga temperatura shumë të larta dhe përmbajtje të ulët të lagështisë, janë rezultat i qarkullimeve atmosferike që favorizojnë zhvendosjen e ajrit tropikal drejt veriut.
Sipas IHMK-së sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell, temperaturat minimale do të lëvizin nga 13 deri në 16°C kurse ato maksimalet nga 33 deri në 38°C. Do të fryejë erë e lehtë nga drejtime të ndryshme.
Kurse në Komunën e Malishevës temperatura maksimale e ditës pritët të jetë 35°C.
Këshillohet që nga ora 9 deri në 17 të kufizohemi nga rrezet direkte të diellit, moshat e shtyera , fëmijët dhe personat me sëmundje kronike mbeten më të rrezikuara




