Sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka bërë me dije se partia e saj nuk do të mbështesë asnjë kandidat për kryetar të Kuvendit nga rradhët e Lëvizjes Vetëvendosje që ka pasur funksionin qeveritar.
“PDK e ka bërë të qartë qëndrimin e saj. Nuk e votojmë asnjë kandidat që ka ushtruar funksionin e ministrit. Kemi ofruar kompromis, ndonëse nuk na është kërkuar vetëm për hir të zhbllokimit të situatës”, theksoi ajo.
Ndër të tjera, në lidhje me takimet e fundit mes liderëve politik, Çitaku theksoi se “takimet do të kishin vlerë nëse do të sillnin rezultate konkrete”.




