Tre të akuzuarit për sulmin terrorist në Banjskë, sot u sollën në Pallatin e Drejtësisë ku do të vazhdojë seanca gjyqësore.
Të akuzuarit që janë në masë të paraburgimit, Dushan Maksimoviq, Blagoje Spasojeviq dhe Vladimir Toliq, të cilët në seancë u sollën në masa të rrepta sigurie.
Sot ndaj tyre do të dëshmojë një dëshmitar i mbrojtur.
Deri më tani kanë dhënë dëshmi disa zyrtarë policorë që ishin pjesëmarrës në kundërsulmin në Banjskë të Zveçanit.




