Ballkani zyrtarizon Diar Vokrrin
Njoftimi i plotë nga FC Ballkani:
Të dashur tifozë
FC Ballkani ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me futbollistin Diar Vokrri, i cili nga sot zyrtarisht i bashkohet klubit tonë.
Një emër me potencial të madh që vjen për të forcuar edhe më shumë skuadrën tonë në rrugëtimin evropian dhe garat vendore.
Me këtë përforcim, vazhdojmë të ndërtojmë një skuadër konkurruese për sfidat që na presin në kampionat dhe arenën ndërkombëtare.
Mirë se erdhe, Diar.




