Kampionët e Kosovës Fc Drita do të ketë përballë skuadren daneze Copenhagen, në ndeshjen e parë të rrethit të dytë kualifikues të Ligës se Kampionëve.
Një ndeshje e vështirë për kampionin e Kosovës, por trajneri Zekirija Ramadani mbetet i vendosur për të dhënë maksimumin dhe për të marrë një rezultat pozitiv.
Ndeshja do të luhet në Parken Sadium të Kopenhagës dhe fillon sonte nga ora 19:00.

Kurse Fc Ballkani, do të ketë përballë ekipin Floriana FC nga Malta, në rrethin e dytë kualifikues për Ligën e Konferencës.
Ndeshja do të zhvillohet sonte me fillim nga ora 20:30 dhe do të luhet në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë.
As kjo nuk është një sfidë e lehtë për Ballkanin mirëpo nën drejtimin e Orge Shehit, Ballkani synon të përsërisë sukseset e viteve të fundit të skuadrës në Evropë.




