Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu bashkë me shefen e zyrës së Këshillit të Evropës në Kosovë, Mary Ann Hennessey, kanë vizituar Qendrën Korrektuese të Dubravës.
Haxhiu ka treguar se aty takuan stafin përgjegjës dhe personat e dënuar për dhunë në familje që tha se kanë përfunduar me sukses fazën e dytë të Programit Kombëtar për Trajtimin e Kryerësve të Dhunës ndaj Grave.
Ministrja në detyrë e drejtësisë ka treguar se gjatë periudhës gjashtëmujore dhjetë të dënuar për veprën penale të dhunës në familje kanë marr pjesë në trajtim.




