Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, tha se institucionet e sigurisë në Kosovë janë të vetëdijshme për qëllimet e politikës së Serbisë dhe se janë të përgatitura për çdo skenar të mundshëm, pas deklaratave te fundit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas arrestimit të zyrtarit serb Igor Popoviq.
Ai tha se situata e sigurisë në gjithë territorin e Kosovës është stabile, përveç veriut të vendit, ku vazhdon të ketë tensione për shkak të ndikimit të drejtpërdrejtë të Beogradit zyrtar përmes grupeve kriminale dhe ekstremiste.




