FIFA e dënon FSHF-në me gjobë 161,500 franga për ndeshjen kundër Serbisë që u mbajt më 7 qershor 2025.
Poashtu e detyron që ndeshjen me Letoninë në shtëpi, ta zhvilloj me 20% të kapacitetit të stadiumit të mbyllur për publikun.
“Ky penalizim vjen si pasojë e sjelljeve të përsëritura të papërshtatshme dhe diskriminuese të një pjese të tifozëve shqiptarë, përfshirë: këngë me përmbajtje diskriminuese, hedhje objektesh, ndezje fishekzjarrësh, përdorimin e gjesteve dhe mesazheve të papërshtatshme për një ngjarje sportive, si dhe ndërprerje gjatë ekzekutimit të himneve kombëtare”, njofton FSHF.
Në reagimin e saj, FSHF u bën thirrje të gjithë tifozëve kuqezi të shmangin çdo veprim që mund të dëmtojë skuadrën, të respektojnë rregullat ndërkombëtare dhe të kontribuojnë për një atmosferë dinjitoze në mbështetje të Shqipërisë.
“Vetëm të bashkuar dhe të përgjegjshëm mund ta mbështesim Kombëtaren siç ajo e meriton”, shton Federata në komunikatën e saj.




