Kreu I Nismës Socialedemokrate, Fatmir Limaj tha se takime të tjera me Albin Kurti do të ketë.
Limaj shtoj se me Kurtin kanë biseduar për tema programore, politike e diplomatike.
“ Në tavolinë ka opsione. Nuk mund të shkojmë atje deri sa të ketë diçka”, tha Limaj.
Ai foli edhe për kërkesën e presidentes Osmani drejtuar Gjykatës Kushtetuese duke shtuar se e ndihmon procesin e konstituimit të Kuvendit por edhe të ardhmen.
Limaj tha se Nisma do një shumicë qeverisëse dhe nuk do të jetë kontribuese në procese që dërgojnë në zgjedhje.




