Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
IHK njofton se lokalisht parashihen reshje të shkurtra shiu.
Temperaturat minimale do të jenë nga 13 deri në 19 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale nga 32 deri në 37°C. Era do të fryjë kryesisht nga verilindja, 1–4 m/s.




