Mërgimtarët që po kthehen në Kosovë këtë mëngjes të së mërkurës nuk po përballen me pritje të gjata.
Sipas të dhënave më të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në të gjitha pikat kufitare pritjet janë minimale – deri në 5 minuta.
Përjashtim bën pika kufitare te Dheu i Bardhë, ku koha e pritjes për të dalë nga Kosova arrin deri në 10 minuta.
Situata është e qetë dhe e njëjtë në të gjitha pikat e tjera kufitare.




