Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer ne zonat malore afër qytetit Corinth të Greqisë.
Autoritetet janë detyruar të evakuonë disa fshatra përreth zonës.
Sipas raportimeve të AP-së, janë angazhuar mbi 180 zjarrfikës, dhe operacioni është mbështetur nga 15 avionë dhe 2 helikopterë.
Problem i madh janë edhe temperaturat gjë që po pengojn operacionin, termometri ka shënuar deri në 40 gradë celsuis.
Zjarret janë një problem i madh për Greqinë gjatë sezonës verore, shkak temperaturat e larta që mbizotërojnë në këtë vend.




