Postimi I FC Malisheva
“Faleminderit për çdo moment, Preki
Arbër Prekazi sot përmbyll një epokë të lavdishme me klubin tonë – dy vite të mbushura me emocione, kontribut dhe mirënjohje të ndërsjellë.
Gjatë qëndrimit te FC Malisheva, Preki (siç njihet nga të gjithë) dha një kontribut historik për fanellën, për klubin dhe tregoi respekt të madh për tifozët dhe qytetin. Përveç performancës në fushë, me përvojën dhe sjelljen shembullore, ai ndikoi thellësisht edhe në grup, veçanërisht te futbollistët e rinj, të cilët i mbështeti dhe inkurajoi vazhdimisht.
Arbëri ka zgjedhur të nisë një aventurë të re, dhe ne i urojmë shëndet dhe shumë suksese në çdo hap.
Përzemërsisht mirënjohës dhe falënderues që ishe pjesë e historisë sonë – aty do të mbetet emri yt përherë, i shkruar me shkronja të arta, kampion! ” thuhet në njoftimin e FC Malisheva




