Kryetari i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj, ka sqaruar se nuk ka ende ndonjë takim të caktuar me Kryeministrin në detyrë Albin Kurtin.
“Nuk kemi takim të përcaktuar me z. Kurtin. Nuk ka pasur propozime, opsionet i kemi të qarta prej ditës të parë, nuk janë të vërteta. Propozimet janë të njohura edhe të miat dhe të atyre’’, ka thënë Limaj për Front Online.
Gjithashtu Limaj hodhi poshtë spekulimet për propozime, duke theksuar opsionet janë të njohura që nga dita e parë e këtij procesi.




