Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka reaguar ndaj deklarimeve të ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, Bratisllav Gashiq.
Maqedonci tha se, kur flitet për krimin dhe destabilizimin, politika shtetërore e Serbisë mbetet gjeneratorja dhe mbështetësja më e madhe dhe më e rrezikshme e destabilizimit dhe krimit në Ballkanin Perëndimor.
Ai thotë se ndërkohë, që në Serbi përgatisin parada madhështore ushtarake për të frikësuar fqinjët, është kulmi i hipokrizisë të akuzojnë të tjerët për veprime tërësisht të ligjshme brenda kufijve të shtetit të tyre.
“Qeveria dhe institucionet tona nuk do të zmbrapsen përballë asnjë kërcënimi apo presioni, dhe do të qëndrojnë të palëkundura në mbrojtje të territorit dhe sovranitetit të vendit, në ruajtje të rendit dhe ligjit, dhe në promovimin e vlerave demokratike”, shkroi ai.




