Anëtari i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, Fatmir Matoshi ka thënë se shpreson se gjatë këtyre ditëve do të kenë takime me zyrtarët e Vetëvendosjes për të arritur një marrëveshje për konstituimin e Kuvendit deri më 26 korrik, kur edhe përfundon afati 30 ditësh i dhënë nga Gjykata Kushtetuese.
Matoshi ka thënë se kjo parti ka dhënë qëndrimet e veta që dëshiron postin e kryeparlamnetarit.
Ai ka thënë se nëse Limaj zgjidhet kryeparlamnetar dhe nuk sigurohet votat për qeverinë, Limaj do të jap dorëheqje nga posti.Matoshi ka përsëritur qëndrimin fillestar të partisë, se nuk duan poste në ekzekutiv, por që do ta votoni Qverinë Kurti 3 dhe do të bashkëpunonin me të.




