Organizata e Veteranëve të UÇK-së sot i ka dërguar letër MInistres në detyrë të Drejtësise Albulena Haxhiut.
Në letër organizata shpreh shqetësimin e saj për mungesën e përkrahjes institucionale dhe financiare për përballimin e kostove të mbrojtjes ligjore për të akuzuarit.

“Proceset që po zhvillohen në Hagë ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së përfaqësojnë jo vetëm individët, por edhe historinë e drejtë të luftës sonë çlirimtare. Mbrojtja adekuate dhe profesionale e tyre është një domosdoshmëri themelore e drejtësisë dhe një detyrim moral e institucional i Republikës së Kosovës”, thuhet në letrën e OVL-së.




