Aktivistja e PSD-së, Teutë Rrusta, i ka reaguar ashpër Ministrisë së Drejtësisë, pas njoftimit për ndarjen e mjeteve për mbrojtjen e ish-krerëve e UÇK-së.
Në Facebook ajo ka shkruar se si rryma politike që dominon sot në politikë, e sheh luftën çlirimtare si diçka që po na kushton.
Postimi i plotë i saj:
EDHE? Se nuk po e kuptoj pse kjo paraqet lajm. Ceshjta për të cilën bëhet fjalë nuk përkthehet në shifra. Dëmi është i përmasave historike, por kjo rryma politike që dominon sot në politikën vendore e sheh luftën çlirimtare si diçka që ka qenë e shmangshme, rrjedhimisht po na kushton.




