Zëdhënësja e Shtëspisë së Bardhë Karoline Leavitt, ka bërë me dije se pavarësisht kontakteve me senatin, Presidenti Trump do të marrë vet vendimin për sanksionet ndaj Rusisië.
“Presidenti ka qenë në komunikim shumë të ngushtë me Senatin, veçanërisht senatorin Lindsey Graham, për këtë çështje. Por presidenti gjithmonë ka pohuar se ai është komandanti i përgjithshëm dhe dhe ai është përfshirë thellësisht në këtë konflikt që nga fillimi”, u përgjigj ajo.
Trump i kishte dhënë një afat 50-ditorë Rusisë për të arritur një armëpushim me Ukrainën në të kundërtën do të ketë sanksione. Projektligji ishte mbështetur nga 83 senatorë.
Projektligji parasheh vendosjen e sanksioneve për të paktën 500% të importeve nga Rusia ose ndonjë vend që blen uranium Rus ose produkte të naftës.




