Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot pritet të mbahet seanca e rradhës për rastin Banjska, ndaj të akuzuarve për rastin.
Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, përballen me akuza të rënda për ngjarjet e 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveqanit, ku ndodhi një sulm i armatosur ndaj Policisë së Kosovës e që qoi në vdekjen e rreshterit Afrim Bunjaku dhe plagosjen e disa pjesëtarëve të tjerë të policisë.




