Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka paraljmëruar biznesët që aktualisht janë duke u funizuar me energji nga KEK si FMF (Furnizues i Mundësisë së Fundit) të lidhin kontrata afatgjatë me furnizues të licensuar, në të kundërtën do të mbesin pa energji elektrike.
“Mosveprimi brenda afatit të paraparë do të rezultojë me ndërprerjen automatike të furnizimit me energji elektrike pas datës 30.07.2025, përkatësisht sipas afatit gjashtëdhjetë (60) ditor, pasi furnizimi i garantuar përmes FMF nuk do të jetë më i vlefshëm ligjërisht”, thuhet në njoftim.
ZRRE ka shtuar se liberalizimi i tregut të energjisë po bëhet në pajtim të plotë me ligjin.
“Me kënaqësi ju informojmë se edhe Gjykatat, në rastet e shqyrtuara lidhur me këtë proces, kanë vlerësuar si të ligjshme dhe të bazuara vendimet e ZRRE-së, duke konfirmuar se veprimet tona janë në përputhje me kornizën ligjore në fuqi”, theksohet në njoftim.
Aty është bashkangjitur edhe lista e furnizuesve të licencuar nga ZRRE.




