Shefi i Zyrë së BE-së në Kosovë Aivo Orav pas dështimit të seancës ka thënë se erdhën me shpresë se do kishte diçka të re por asgjë nuk ndodhi.
“Ne erdhëm me shpresë të madhe këtu dhe fatkeqësisht asgjë nuk ndodhi sërish. Kosovës i nevojitet një Kuvend menjëherë, i duhet një qeveri e re që do ta ndërtonte një urë të re të fortë mes Kosovës dhe Brukselit që ta përshpejtojë rrugëtimin e sa drejt BE-së”, ka thënë Orav.
Ai gjithashtu ka theksuar se është e domosdoshme krijimi i institucioneve të reja sa më parë.




